Qirje sikur ne endrra

Në korridor një qetësi varri.
Dera gjysmë e hapur ishte treguesi më i qartë i një mbretërie heshtjeje, sa edhe frymëmarrjet tona ndiheshin aq qartë sa dukej sikur ishim një trup.
- Mos doni t’ju çoj me makinë në shtëpi? – më shkoi goja në të kundërt të mendimit.
- Jo, kam kohë. Sot jam beqare, fëmijët me burrin janë nisur në mëngjes për në Gjirokastër. Kthehen në darkë. Duke ngritur vetullat harkpërpjetë dukej sikur më thoshte: Nuk të pëlqen?
Humba çdo lloj gjykimi. Instinktivisht dora më shkoi te çelësat që i kisha vendosur mbi syprinën e tavolinës. Me dy hapa u gjenda te dera. E rrotullova vrullshëm çelësin te brava sa ajo mori rrotullimet e mbylljes së plotë. Fika dritën e zyrës. Ajo ra menjëherë në gjysmerrësirë. Ermira më shihte me po atë qëndrimin e mëparshëm. Sa e bukur dukej! Sa delikate dhe provokuese! Organi im mashkullor kishte marrë përmasat më të plota të ngasjes. Si asnjëherë në jetën time nuk isha ndierë kaq i etur dhe i papushtetshëm përpara një gruaje dhe logjikës sime të ftohtë. E kapa për beli me të dyja duart sa m’u duk se e këputa në mes. Pastaj fillova ta mbuloja me të puthura ku të mundja. Buzët e mia nuk reshtën për mëse dy minuta duke u ngulur me kënaqësinë më të madhe epshore në ballë, në sy, faqe e gushë e në buzët e saj qumështore. Ajo nuk po bënte asnjë veprim. Qëndronte ashtu, më këmbë, ende me buzëqeshjen dhe indiferentizmin epshor që zor ta komandosh në të tilla raste. Unë hoqa kollaren dhe e hodha mbi karrige. Zbërtheva këmishën dhe e shtrova në shesh si çarçaf. Të njëjtën gjë bëra edhe me kanotierën. Në dyshemenë e zyrës u formua një lloj qilimi improvizues në gjatësinë e trupit të Ermirës. Ajo rrinte po ashtu, duke parë po me atë indiferencë veprimet e mia. Pastaj u sula tek ajo. I hoqa fustanin dhe para meje u shfaq si në përralla ajo grua gjysmëlakuriq. Dukej si statujë. Në atë gjysmerrësirë, ai trup i bardhë të ndillte afshin shtazarak të jetës. Ia hoqa mbathjet dhe sytienat aq rrufeshëm, sa ajo atëherë më pa me çudinë e saj karakteristike, që e shprehte me mbledhjen e vetullave dhe hapjen paksa të gojës.
E shtriva në dysheme. Mjekrën time e vendosa në fillimet e fundkofshëve, duke puthur atë pjesë të trupit ku brisku pastërtor merr atë pjesë që ndodhet vetëm disa milimetra larg organit aq të pushtetshëm të femrave. Mjekra ime filloi të ngjitej lart me gjithë gjatësinë e trupit që pushtohet nga vendosja e parë e mjekrës deri në buzët e hajthme. Te trupi i saj ndjeva vetëm disa drithërima, por ajo nuk kreu asnjë lëvizje me duar apo me gojë mbi trupin tim. Ekstaza ime kishte kaluar në brimat e shejtanit. Çdo gjë përreth më dukej e errët, si një natë dimri në mes të pyllit. Organi im mashkullor depërtoi në oazin e saj të paqtë me një rebelim komiti, që zbret nga mali prej vitesh të tëra në parajsën e krevatit dashuror.
- Oh! – dëgjova nga goja e saj. Një “oh”
si përkëdhelje puhize detare në mesditën pranverore. Asgjë tjetër. Ajo rrinte si statujë, duke mos bërë as lëvizjen më të vogël. Një statujë e mermertë si ato të Butrintit, që të provokojnë t’i shohësh, por jo t’i prekësh. Unë as që mendoja për të, pasi çdo pikë mishtore e trupit tim kishte marrë zjarrminë e ngjizjes brenda trupit të saj. Fillova të lëvizja, ta mbështillja rreth vetes, ta shtrëngoja, ta ledhatoja, ta puthja, ta lëpija, ashtu si kisha lexuar apo parë në filmat pornografikë. Ishte hera e parë që bija si një lugat mbi një qenie kaq delikate. Në filma çdo gjë më dukej e pështirë dhe ofezë për personalitetin tim, nëse do të veproja në jetë në atë mënyrë. Kurrë nuk e mendoja veten në ato raporte ku po bëhesha eksploruesi dhe i pangopuri i një femre. Frymëmarrja po më shpejtohej. E ndjeva se pas disa sekondash nga organizmi mashkullor do të rridhte ai lëngu i bardhë, i trashë, që të jepte kënaqësinë më të magjishme mashkullore. Këtë e kisha provuar në adoleshencën time, kur masturbohesha netëve në dhomën time sekretmbajtëse. Frymëmarrja po arrinte kulmin e shpejtësisë. Fillova të rënkoja paksa. Kur ja… Në ato momente ajo më dha një të shtyrë dhe u çua në këmbë. Penisi im, nga ai ndryshim i menjëhershëm i temperaturës, u tkurr menjëherë në momentin më delikat, kur kënaqësia përjashton hidhërimin, kur në kanalet e veçanta të orgazmës qumështi im i bardhë mashkullor kishte arritur afërsisht në pikën e zbrazjes.

Incoming search terms:

Leave a Reply