Penisi nuk është në gjëndje për të bërë seks
- April 3rd, 2012
- Posted in Edukate Seksuale
Pyetje:
Përshëndetje doktor, jam një djalë18 vjec dhe sot do të kryeja marrëdhënie për herë të parë … kam pasur shumë herë raste që jam shtrirë me një femër në krevat …sot po përkëdheleshim po masturboja vaginën e saj dhe ajo penisin tim ,… disa ditë më parë do të bëja prapë seks dhe isha në gjendje të mirë kur afrova penisin tim afër vaginës së saj, penisi nuk ishte fort në gjendje për të kryer seks dhe filloi të ulej nuk më ka ndodh ndonjëherë të më ulet direkt dhe pse e kisha për herë të parë qe kryeja marrëdhënie …jam shumë i shqetësuar për këtë gjëndje do më ndodh përgjithmonë apo është thjesht e përkohshme ….jam shumë i shqetësuar …ju lutem më ktheni përgjigje.
Përgjigje:
Mos u shqetëso. Kjo që të ndodhi ty, u ka ndodhur të gjithëve. Cdo djalë ka provuar, ndonjëherë, të dalë bllof.
Rëndësi ka që në shumicën e herëve të jesh i fortë dhe dashnor i pasionuar. Merreni punën ngadalë. Mos u nxitoni. Edhe kur të ndodh kështu sic e përshkruan, kjo nuk është fundi i botës. Vazhdo ta eksitosh dhe kënaqesh vajzën tënde me mënyra të tjera. Përdor buzët, gjuhën, gishtat….gjithcka që mund të përdoret për ta cuar edhe vajzën në orgasmë. Nuk bëjnë mirë
ata djem që kur e kanë barutin të lagur, mërziten e dëshpërohen dhe e lënë dashnoren të befasuar. Vazhdoni të dy të përkëdheleni dhe ta rritni eksitimin e vajzës deri në orgasmë. Natyra është treguar bujare. Na ka dhënë shumë mundësi.



Ju mund të putheni, përqafoheni, përkëdheleni, ta prekni njeri-tjetrin kudo, të lozni me trupin e njeri-tjetrit e etj. Mundësitë janë pafund. Madje, në se nuk dëshiron të përdorësh tamponët, ju mund të përdorni pece dhe përqendrohuni në pjesë të tjera të trupit tuaj. E ashtuquajtura “Extrakursa” mund të japë po aq kënaqësi sa dhe interkursa. Këto t’i thashë që të mos bësh panik. Qetësohu dhe thjesht shiko përpara atë që po vjen të të shohë pas kaq kohësh.